January 22, 2021
Portali Shprehja

Rrahje në Mitrovicë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marr lëndime trupore pasi janë rrahur nga një person tjetër, i cili gjendet në arrati.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 11:04, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, njëri nga viktimat si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë është duke u trajtuar, ndërsa tjetri pas marrjes së tretmanit është liruar në shërim shtëpiak.

“Është raportuar për një rrahje ku dy viktima meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore. Njëri nga viktimat si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë është duke u trajtuar te Mjeku, ndërsa tjetri pas marrjes së tretmanit është liruar në shërim shtëpiak. I dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte lënduar viktimat  gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Aksident në Prizren, lëndohen gjashtë persona

admin

Shtetas të huaj vjedhin një telefon dhe një palë syze në një veturë në Pejë

admin

Aksident mes një veture dhe një kamioni në Malishevë, lëndohen tre persona

admin

Leave a Comment