Rrahmani nënshkruan me Napolin – këto janë kushtet e kontratës

Gjatë ditës së sotme, anëtari i Veronës dhe Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka përfunduar me sukses testet mjekësore te Napoli.

Pak minuta më parë, Gianluca Di Marzio ka njoftuar se lojtari ka nënshkruar kontratën me Napoli, transmeton lajmi.net.

Rrahmani do të ketë një pagë prej 1.5 milionë eurove, plus bonuse, kurse kartoni i lojtarit do t’i kushtojë Napolit 14 milionë euro.

Lojtari do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit si i huazuar te Verona, kurse në fund të sezonit i bashkohet Napolit.

Lajmin për zyrtarizimin e transferimit nuk e ka konfirmuar akoma skuadra, por thuhet se të hënën do të jetë gjithçka e kryer edhe në federatë. /Lajmi.net/

Të ngjajshme

Drejtuesit e FFK-së pritën përfaqësuesit e klubeve të Superligës së Kosovës

shprehja

Super Zlatan Ibrahimovic, suedezi shënon për Milanin

shprehja

Vdiq portieri legjendar i Manchester Unitedit

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë