August 11, 2022
Portali Shprehja

Rrebeshet e shiut kanë shkaktuar dëme në të gjithë vendin

Gazetare: Ajnur Bafqari

Shiu i rrëmbyeshëm, erërat e fuqishme dhe bubullima e goditjet e rrufeve lanë pas vetes pasoja të shumta materiale në territorin e Maqedonisë së Veriut. Mbetjet e druve të rënë nëpër rrugë e trotuare ishin pamjet me të cilat u zgjuan mëngjesin e së enjtes edhe qytetarët e Kryeqytetit. Por nga shirat që përfshinë vendin, më së shumti kanë pësuar katër familje nga Prilepi, të cilët si pasojë e goditjes së rrufesë, mbetën pa kulm mbi kokë. Gjithçka ndodhi mbrëmë pas mesnate, ku si pasojë e goditjes së rrufesë mori flakë fillimisht një shtëpi dhe më pas u përfshinë edhe tre shtëpi të tjera fqinje. Kreu i kësaj komune tha se edhe përskaj reagimit të shpejtë shtëpitë janë djegur deri në themele, ai paralajmëroi ndihma për familjet dhe akomodim të përkohshëm në Shtëpinë e të moshuarve.

“Herët në mëngjes I kam vizituar familje dhe bashkë ndjej me tragjedinë e tyre. Katër familje mbetën pa kulm mbi kokë, kur për më pak se një orë nga goditja e rrufesë, u dogjën shtëpitë e tyre. Edhe përskaj intervenimit të shpejtë të njësisë së zjarrfikësve të Prilepit, shtëpitë u dogjën deri në themel”, tha Borçe Jovçevski, Kryetar i Komunës së Prilepit.

Edhe nga Enti Hidrometeorologjik kanë njoftuar se në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në rajonin e Prilepit, ku në 1 metër katrorë kanë rënë 24 litra shi. Krahasuar me këtë qytet, në rajonin e Shkupit reshjet e shiut kanë qenë më të dobëta, ku në një metër katrorë kanë rënë vetëm 6 litra shi. Nga ky ent theksojnë se mot i ndryshueshëm dhe jostabil vazhdon në më shumë vende, edhe pasditen e së enjtes. Sinoptikanët paralajmërojnë mot me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të rrufeve. Mot i ngjashëm edhe në Shkup. Për paraditen e së premtes sinoptikanët paralajmërojnë mot të ngrohtë, me diell, dhe vranësira por për orët e pasdites në rajonet malore, do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Mot më stabil me diell dhe vranësira mesatare pritet në fundjavë ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Gjobiten 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

admin

Leave a Comment