5.7 C
Skopje
December 11, 2019
Offside

Rrëfimi pa doreza i Mignolet: Më mirë titullar te Brugge se sa kampion i stolit te Liverpool

Simon Mignolet u largua nga ekipi i Liverpool duke zgjedhur të rikthehet në vendlindje. Portieri belg nënshkroi në verë me Club Brugge, ndërsa një kalim I tillë mund të quhet pak a shumë edhe i detyruar për të , teksa emri i tij nuk kishte vend në 11-shen e Klopp.

Mignolet është shprehur së fundmi mbi këtë largim të tij pas 6 sezonesh nga “Anfield Road”, duke folur pa doreza mbi situatën e tij te Liverpool. Portieri ka theksuar se Alisson ishte i pakonkurueshëm dhe kjo ishte e vetmja zgjidhje për të, ndërsa shton se nuk pendohet aspak sa I përket këtij vendimi, edhe pse Liverpool është në garë për titullin kampion në Premier League këtë sezon.

“Në fakt, nëse do të kisha mundësipër të luftuar për një vend në formacion, mund të kisha qendruar. Por uë do të përfundoja në portë vetëm nëse Alisson do të dëmtohej, pasi më pas vendi do të ishte sërish i tij. Madje edhe nëse ai do e dërgonte topin në portën e tij, sërish do të ishte në 11-she. E çfarë kuptimi kishte për mua kjo?

Nuk pendohem që u largova. Kurrë nuk kam menduar: ‘Dreqin, Liverpool-i është në garë për Premier League tani dhe unë u largova’. Mund të qendroja për të fituar para dhe të sfidonim për tituj, por për sa kohë që nuk je në formacionin bazë, një trofe nuk të shijon njësoj. Kështu që më mirë titullar te Club Brugge se sa të rrëmbesh titullin kampion të Anglisë si një zëvendësues”, ka thënë Simon Mignolet./Sport Ekspres/

Artikuj të ngajshëm

Grupi dhe renditja më në kaos, “Champions League” po mbetet pa përrallën e bukur

shprehja

VIDEO/ Mes duartrokitjeve të mëdha në Champions League, Reja nderon Hamsik

shprehja

Përcolli në mënyrë të gabuar fjalët e Henderson, Klopp vë në siklet përkthyesin gjerman

shprehja