January 30, 2023
Portali Shprehja

Rrëzohet avioni në Nepal, kërkohen të mbijetuar

Të 72 personat në bordin e avionit  që u rrëzua sot në Nepal kanë vdekur, sipas stacionit televiziv indian News 18. Në avion kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. 53 persona ishin nepalezë, 5 indianë, 4 rusë, një irlandez, 2 korean, 1 argjentinas dhe një shtetas francez ishin në bord. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe aeroporti është mbyllur.

Dhjetëra ekipe shpëtimi vazhdojnë të kërkojnë zonën ku u rrëzua avioni , i cili kishte nisur fluturimin nga kryeqyteti Katmandu.  Përplasjet ajrore nuk janë të rralla në Nepal, ku ndodhen tetë nga 14 malet më të larta në botë, përfshirë malin Everest, pasi moti mund të ndryshojë papritur dhe kushtet mund të jenë të rrezikshme. Kryeministri i vendit, Pushpa Kamal Dahal thirri një mbledhje urgjente të kabinetit pas rrëzimit të avionit.

 

.

Të Ngjajshme

Vazhdon mësimi online në Strugë, Inspektorati i arsimit prej nesër në teren

Shkarkohet Danella Arsovska, nuk është më kryetare e BNJV-së

Finlanda shpresa të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë

Leave a Comment