Ministri i Brendshëm ukrainas, zëvendësi i tij dhe një zyrtar tjetër janë personat e vrarë nga rrëzimi i helikopterit pranë çerdhes në rajonin e Kievit.
Siç raporton BBC, nga ky sulm që është kryer nga ushtria ruse janë vrarë 16 persona. Në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë, transmeton Reporteri.
Siç raporton BBC, Denys Monastyrskiy, ministër i brendshëm ukrainas ka mbetur i vdekur po ashtu. Dy figura të tjera të larta nga ministria e brendshme mbetën të vdekur së bashku me Monastyrsky. Yevgeny Yenin ishte zëvendësministër i parë ndërsa Yuriy Lubkovich ishte sekretar i shtetit.
Sipas raportimeve, një helikopter është rrëzuar pranë një çerdheje në qytetin ukrainas të Brovary, afër Kievit. Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, raporton se ka viktima në vendngjarje dhe fëmijët ndodheshin në çerdhe në momentin e përplasjes.
Ai shkroi në Telegram: “Në momentin e tragjedisë, fëmijët dhe stafi i institucionit ndodheshin në kopsht. Të gjithë tani janë evakuuar”. Ndihmësi presidencial, Kyrylo Tymoshenko ka thënë se ekuipazhet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po bëhen kontrolle për viktimat. “Ne po zbulojmë informacione për viktimat dhe rrethanat”, shkroi Tymoshenko në aplikacionin e mesazheve Telegram.(INA)