December 5, 2022
Portali Shprehja

Rrëzohet një aeroplan në Tanzani

Një aeroplan i linjës “Precesion Air” ka humbur kontrollin duke rënë në liqenin Victoria të Tanzanisë pasi ishte duke u përpjekur të ulej në një aeroport në Bukoba,

Televizioni kombëtar i Tanzanisë tha se 15 persona janë arritur të shpëtohen deri më tani, por ende nuk bëhet e ditur se sa pasagjerë mund të ketë qenë brenda në avionin e aksidentuar.

Po ashtu media tanzaniane ende nuk ka deklaruar nëse mes tyre ka apo jo viktima, ndërsa raportohet se shkak i aksidentit mendohet të jenë bërë kushtet e pa favorshme atmosferike.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, ne vendngjarje kanë mbërritur anijet e shpëtimit dhe urgjenca në mënyrë që të bëhej e mundur shpëtimi i pasagjerëve të cilit kishin ngelur të bllokuar në aeroplanin e linjës ajrore private më të madhe në vend.

.

Të Ngjajshme

Si t’i heqim njollat ​​e yndyrshme nga rrobat

Gjermania do të ketë më shumë pleq në vitin 2070

Korea e Veriut ekzekuton dy adoleshentë të cilët shikonin dhe shisnin filma nga Koreja e Jugut

Leave a Comment