December 2, 2020
Portali Shprehja

Rriten rastet me COVID në Shqipëri

4 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 171 janë prekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

85 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-in me duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti.

Ministria e Shëndetësisë ka kujtuar të gjithë qytetarët se duke nisur nga data 15 tetor do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës.

Të Ngjajshme

Deputeti i VV-së i kërkon Zemajt që urgjentisht të lejohet lëvizja e lirë

admin

Sulmi në Gjermani, shkon në 5 numri i viktimave

admin

Kroaci/ Gjoba të rënda për shkelje të masave antiCOVID-19

admin

Leave a Comment