June 7, 2023
Portali Shprehja

Rritet çmimi i qumështit dhe kosit në Shqipëri

Në fillimin e muajit gusht, qytetarët e Shqipërisë u përballën edhe me shtrenjtimin e çmimit të qumështit dhe kosit.

Sipas presidentit të Shoqatës së Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Donjaldo Hoxha janë disa faktorë që kanë sjell këtë rritje.

Edhe pse ata i kanë dërguar mbi 10 shkresa zyrtare autoriteteve qeveritare për të ndërhyrë sepse sektori i blegtorisë është në një situatë shumë të vështirë, kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

Kriza e Industrisë së Përpunimit të Qumështit pritet të përkeqësohet më tej për shkak të rënies së madhe të numrit të krerëve të bagëtisë.

Sipas përfaqësuese të industrisë përpunuese të qumështit reduktimi i krerëve është me ritme të frikshme dhe nëse shteti nuk ndryshojnë skemat e rimbursimit të fermerëve për t’i stimuluar, kjo industri rrezikon falimentin./Klantv

Të Ngjajshme

Dalin pamjet/ Policia amerikane vret një 34-vjeçare brenda shtëpisë së saj

admin

Qeveria serbe: Rikonstruimi i pikës kufitare Preshevë-Tabanoc gati në fillim të verës

admin

SYRI TV publikon VIDEON e takimit të fshehtë Basha-Balla

admin

Leave a Comment