February 1, 2023
Portali Shprehja

Rritet numri i fëmijëve me pengesa në zhvillim, prindërit: Ndihma nga shteti, e ulët

Gazetar: Miki Trajkovski

Ekspertët paralajmërojnë se numri i fëmijëve me pengesa në zhvillim po rritet gjithnjë e më shumë. Situata po bëhet shqetësuese, thotë defektologia, Aleksandra Sabras Apostollova.“Mbaj mend kur kam filluar unë me punë numri ka qenë shumë i vogël. Por, 10 vitet e fundit ky numër është rritur shumë. Disa nga faktorët janë gjatë lindjes, disa nga faktorët janë mënyra e të ushqyerit, ndërsa më shumë ndikon faktori i stresit”, deklaroi Aleksandra Sabras Apostollova-defektologe.

Në Ohër, me fonde evropiane filloi të punojë këndi i parë inkluziv i lojërave në vend. Prindërit thonë se po përballen me probleme të mëdha për shkak të mbështetjes së dobët nga shteti.

“Është shumë e vështirë sepse fëmija im ka edhe kriza epileptike… Ajo duhet të shoqërohet nga ekspertë që do të jenë në gjendje ta njohin atë sulm. Edhe financiarisht është shumë e vështirë, sepse vetëm njëri prind mund të punojë, tjetri duhet të jetë me të vazhdimisht…”, tha Anastasia Mitreska-nënë e fëmijës me paralizë cerebrale.

“Shkollat janë të paarritshme për ta, nuk ka program të përshtatshëm për ta, nuk ka qendra ditore dhe prandaj vendosëm të bëjmë diçka që do t’u mundësonte këtyre fëmijëve të dalin nga shtëpia, të shoqërohen dhe të jetojnë fëmijërinë e tyre si të gjithë fëmijët e tjerë”, u shpreh Vesna Gabeleska- Shoqata- V.O.P.S – Mbështetje Ohër.

Fillimisht, në këtë kënd lojërash trajtim dhe socializim do të marrin njëzet fëmijë me paralizë cerebrale. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Nëse doni veprim maksimal shërues, atëherë në këtë mënyrë duhet ta konsumoni hudhrën!?

Hulumtimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Leave a Comment