September 29, 2022
Portali Shprehja

Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur, ekspertët: Masat e Qeverisë nuk e frenojnë këtë dukuri

Gazetar: Adnan Qaili

Për marzhën ekonomike të produkteve bazë ushqimore autoritetet deri më tani kanë folur vetëm për efektet pozitive. Por, ekspertët ekonomikë thonë se në plan afatgjatë kufizimi i tatimeve dhe çmimit në treg të lirë shkakton efekte anësore, nga të cilat do të pësojnë më keq qytetarët. Profesori Abil Baushi tha se marzha solli ulje të sasisë dhe cilësisë së produkteve ushqimore. Sipas tij keqpërdorimet janë evidente.

“Në situata të caktuara paraqiten produkte zëvendësues për arsye se diku merren më lirë për të tejkaluar këtë marzhë ose disa produkte nuk i kemi më fare në treg. Për shkak se fitimin e kanë të vogël kompanitë duan ta sjellin në shtetin tonë. Tani ballafaqohemi me dy situata, e para ulja e kualitetit të produkteve për konsum të gjerë dhe nga ana tjetër paraqiten çmime, të cilat në këtë situatë mund të kalojnë në kosto të spekulimeve, të cilat i hasim në treg”, deklaroi Abil Baushi, Ekspert ekonomik.

Por, qytetarët kanë filluar ta ndjejnë këtë në përditshmërinë e tyre ku japim në shumë dhe marrin më pak. Në blerjen e produkteve ushqimore sasia është ulur dukshëm në paketime dhe ambalazhe, por çmimi ndjek trendin e rritjes. Thënë ndryshe, qytetarët çdo ditë befasohen sa paguajnë dhe çka marrin.

“Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore për qytetarët nuk është problemi i vetëm, përveç uljes së cilësisë, ka rënë edhe sasia për çmimin e njëjtë. Nëse shkojmë vërdallë nëpër Shkup, në një byrektore të hamë diçka, për shembull cifle me salsiçe, nuk e merr të tërën, por merr vetëm gjysmën e saj me çmimin e njëjtë. Dhe mos të flasim për jogurt, të cilën qytetarët nuk është se e blejnë më”, raporton Adnan Qaili, gazetar.

Rritja e çmimit të prodhimeve bazë është bërë përditshmëri. Një litër qumësht ka arritur në 95 denarë, ndërsa çmimi i prodhimeve të saj çdo ditë arrin kulmin. Një kilogram kaçkavall është bërë më i shtrenjtë se mishi. Shtrenjtimin qytetarët e ndjejnë edhe në prodhimet e tjera. Rritje të çmimeve janë shënuar në të gjithë botën, madje në disa prej tyre pati dhe protesta. Për shkak të çmimit të prodhimeve ushqimore, faturave marramendëse të energjisë elektrike rreth 10,000 njerëz dolën në rrugët e Brukselit për të protestuar. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Theret me thikë një i mitur në Shkup

Përse rinia zgjedh universitetet e shteteve të huaja për studime?

Pasi ta lexoni këtë lajm, kurrë më nuk do të hezitoni të bëni botox

Leave a Comment