May 23, 2022
Portali Shprehja

Rritje e re e çmimeve të gazit natyror pas masave kufizuese ruse

Çmimet e gazit natyror u rritën sot pasi kompania shtetërore ruse Gazprom njoftoi se nuk do ta dërgonte më atë derivat në Evropë përmes tubacionit polak, për shkak të sanksioneve të vendosura nga Moska ndaj kompanive evropiane të energjisë.

Tact Watches

Tensionet energjetike të kësaj jave mes Rusisë dhe Perëndimit kanë stimuluar më tej tregjet e paqëndrueshme të energjisë, me çmimin e gazit natyror që ka arritur sot në 104 euro për megavat-orë, nga 94 euro disa ditë më parë.

Gazprom njoftoi dje se do të ndalojë përdorimin e tubacionit Yamal, përmes të cilit gazi arrin Gjermaninë nëpërmjet Polonisë. Gazprom më parë kishte ndërprerë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë për shkak se ata kishin refuzuar kërkesën e Moskës për të paguar për rublën. Dyshohet se mosmarrëveshjet e gazit dhe ndërprerjet e furnizimit do të vazhdojnë të përshkallëzohen për shkak të luftës në Ukrainë.

Të Ngjajshme

Melodramë politike ukrainase: ata janë sërish bashkë…!

admin

Automjetet “Retro” ekspozohen në Sarandë

admin

“Mund të kemi lëvizje pozitive”, në Kosovë ka optimizëm për liberalizim të vizave në fundvit

admin

Leave a Comment