July 2, 2022
Portali Shprehja

Rritje lineare të pagave për të punësuarit në Komunën e Tetovës

Komuna e Tetovës ka pranuar sot kërkesën e punëtorëve për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, me çrrastë, paga e punëtorëve të komunës së Tetovës, të cilët në numër janë mbi 300, do të rritet në mënyrë lineare për rreth 2800 denarë. Këtë sot e bëri të ditur kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili shtoi se, qëllimi kryesor i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është ndihma e punëtorëve në këtë kohë krize.

Tact Watches

“Në interes të motivimit të të drejtave të punëtorëve dhe motiovimit më të madh të të punësuarve për të punuar sidomos tani në kushte të krizës ekonomike, dhe rritjes së vazhdueshme të shpenzimeve të jetesës, nënshkrova sot ndryshimet e marrëveshjes kolektive, me të cilën, paga lineare rritet për 2800 denarë. Kjo vlen për të gjithë të punësuarit në komunë, përveç atyre që tashmë kanë pasur rritje në bazë të rritjeve me pagën minimale. Ne plotësojmë më këtë nevojat e punëtorëve dhe kërkesat e tyre për një jetë më dinjitoze në këtë kohë krize me të cilën përballemi gjithë. Me punonjës të motivuar dhe të vlerësuar, ne krijojmë një proces pune që rezulton me shërbim më efikas dhe cilësor për qytetarët e komunës sonë”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

.

Të Ngjajshme

Mbi 500 mjekë në Kosovë janë të papunë

Megi Pojani protagoniste në klipin e ri të Don Xhonit, lansohet më 7 korrik

Vatikani prezanton monedhën e re dedikuar Ukrainës

Leave a Comment