January 25, 2021
Portali Shprehja

Rrokulliset me ekskavator, humb jetën një person në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Pejë ka humbur jetën pasi që është rrokullisur me një ekskavator.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur më datën 2 shtator, rreth orës 16:30, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke kryer punime në rrugë me një ekskavator ishte rrokullisur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Shpërthimi i fishekzjarrëve – lëndohen tre fëmijë në Fushë Kosovë

admin

Prishtinë, shtetasi i Algjerisë rrah një maroken

admin

Drenas, gruaja kërcënon me thikë burrin

admin

Leave a Comment