August 11, 2022
Portali Shprehja

Rrufeja godet katër persona pranë Shtëpisë së Bardhe, dy gra dhe dy burra pësuan lëndime të rënda

Katër persona kanë pësuar lëndime të rënda, kur të enjten mbrëma u goditën nga rrufeja në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.

Dy gra dhe dy burra e pësuan gjatë një stuhie të fuqishme në parkun Lafajet në Washington, kanë bërë të ditur ekipet e zjarrfikësve.

Duke marrë parasysh se parku gjendet jo larg Shtëpisë së Bardhë, rrufeja goditi pranë një peme që rrethohet nga kompleksi i Shtëpisë së Bardhë – e personat e pafat janë ndihmuar nga personeli i Shërbimit Sekret.

“Kemi arritur shpejt t’i dërgojmë në spitalet më të afërta. Të gjithë kanë pësuar lëndime të rënda – që ua rrezikojnë jetën”, thanë zjarrfikësit.

E pas incidentit autoritetet lokale kanë mbyllur një pjesë të parku.

Shërbimi Nacional meteorologjik për rajonin e Washingtonit, mbrëmë ka paralajmëruar për mot të ligë, e hetimet do të tregojnë nëse të lënduarit e kanë ditur për këtë paralajmërim dhe çfarë ishin duke bërë në park kur u goditën nga rrufeja.

.

Të Ngjajshme

Gjobiten 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

admin

Leave a Comment