March 7, 2021
Portali Shprehja

Rruga industriale në Tetovë, banorët me listë kërkesash

Aksidenti i fundit ne rrugën industrial ku humbi jetën një vajzë gjashtë vjeçe dhe protesta e banorëve të lagjes ka detyruar autoritetet lokale të ndërmarrin nismën për vendosjen e pengesës për shpejtësinë e makinave. Banorët kërkojnë intervenime edhe tek pikat tjera të kalimit, ndriçimin e vizbardhave dhe ndërtimi i murit ndarës mes dy korsive.

“Kjo nismë që u ndërmor me protestë në këtë lagje, është dashur që të bëhet shumë më herrët nga komuna, pa protesta, jo me protesta dhe me kërkesa. Ata vetëm kanë shikuar të marrin jo të japin, dhe pritën deri sa ranë disa viktima të pafajshëm në këtë rrugë”

“Jemi të kënaqur me protestën që bëmë, kryetarja e komunës ndejt në fjalë, dhe filloi ti bën punët. Puna e parë që është bërë, është pengesa për shpejtësinë, por nëse bëhen krejt kërkesat do të jetë mirë edhe për fëmijët dhe për të gjithë. Kërkesa tjera ka plot, por fillimisht sigurinë, për fëmijët për pleqt në rrugë të mos aksidentohen”

Nga komuna thonë se punimet në këtë rrugë do të përfundojnë deri në fund të muajit.

Komuna e Tetovës:

“Do të vazhdojmë me punimet në këtë rrugë, edhe atë, përveç vendosjes së pengesave për shpejtësi, edhe ndarjen e rrugës në mes, dhe ndriçimin adekuat. Punimet pritet të përfundojnë Brenda muajit”

Vetëm disa muaj më parë Komuna e Tetovës dhe Ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë u përplasën rreth ingerencave për këtë rrugë, duke hedhur fajin tek njëra tjetra. Mirëmbajtjen e rrugëve duhet ta bëjë Ndërmarrja ndërsa për sigurinë në komunikacion, duhet të intervenojë komuna e Tetovës.

 

Bashkim Sulejmani

.

Të Ngjajshme

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

admin

Policia me aksion anti-drogë në “Bogorodicë”

admin

Najçevska: Dorëheqja morale, term i panjohur tek ne

admin

Leave a Comment