January 16, 2022
Portali Shprehja

Rruga rajonale Tetovë-Jazhincë është shndërruar në makth për banorët

“Kjo është pjesa e parë e rrugës rajonale Tetovë – Jazhincë. E mbingarkuar skajshmërish, megjithatë edhe pse renovimi i saj është bërë që prej dy muajsh, ende sinjalizimi horizontal dhe ai vertikal mungon. Për pasojë, krijohet huti te vozitësit, por shpesh, edhe aksidente”.

Ekspertet e komunikacionit thonë se, pikërisht shkaku i mungesës së shenjave horizontale dhe vertikale, sidomos gjatë motit me mjegull, ndodhin aksidentet më të mëdha.

Tact Watches

“Mungojnë vijat skajore që ndihmojnë vozitësit gjatë natës, por edhe në periudhën me mjegull, ku vozitësi mund të drejtoj në gjendje shumë më të mirë rrugën. Gjithashtu duhet vendos edhe shenjat lajmëruese për vozitësit sepse është shumë e rëndësishme sa i përket këtij segmenti rrugor. Në disa segmente ku ka shenja 70 kilometra në orë, pasi futesh në zonën e banuar, vozitësi nuk lajmërohet se ka kufizime më të vogla të shpejtësisë dhe kjo është një ndër arsyet që kjo rrugë bëhet e rrezikshme për vozitësit”, tha Blerim Neimi, Ekspert i komunikacionit.

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” arsyetohen se mos kompletimi i rrugës nuk ka mundur të bëhet për shkak të motit të keq. Premtojnë se së shpejti do të përpilohet plan për sigurinë e kësaj rruge.

“Fillimi i rehabilitimit të kësaj pjese është filluar me vonesë dhe shkaku i kushteve atmosferike nuk ka përfunduar edhe sinjalizimi në këtë pjesë që është bë edhe rehabilitimi i rrugës. Projekti do fillojë pas miratimit të programit të Rrugëve shtetërore, menjëherë do fillojnë procedurat për projektin e sigurisë në komunikacion dhe implementimin e tij. Sa i përket sinjalizimit në momentin kur do kemi mot më të mirë do fillohet puna”, deklaroi Ejup Rustemi. Drejtor i Ndërmarrje Publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Rruga rajonale Tetovë- Jazhincë, nuk ka problem vetëm mungesën e shenjave horizontale dhe vertikale në pjesën e parë të saj, por edhe kufizimin e shpejtësisë. Policët e shtrirë janë vendosur pa asnjë standard dhe shpesh dëmtojnë makinat që lëvizin në këtë aks rrugor.

Të Ngjajshme

Xhaferi: Do të ketë votime me skafandar nëse do të jetë e nevojshme

admin

Petkov: Nuk ekziston minoritet maqedonas në Bullgari

admin

Kodra e Diellit “bllokohet” nga turistët

admin

Leave a Comment