December 5, 2022
Portali Shprehja

Rryma, qindra kompani dhe komuna kanë manipuluar ligjin

Gazetar: Ile Petrevski

Biznesmenët dhe kryetarët e komunave që manipuluan me Ligjin për Energjetikë dhe kaluan nga tregu i lirë në atë të rregulluar, kanë obligim që deri në fund të këtij muaji ta korrigjojnë gabimin. Përndryshe, Furnizuesi Universal do t’i heqë ato nga rrjeti. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për qindra kompani nga sektori privat, si dhe komunat dhe shoqëritë publike, por informacionet jozyrtare janë se në këtë skemë janë përfshirë rreth 2500 kompani nga pothuajse të gjithë sektorët.

“Këto keqpërdorime i kemi vërejtur në muajin mars kur komunat kanë filluar t’i transferojnë prokurimet e ndriçimit publik dhe blerjet e energjisë elektrike në ndërmarrjet publike. Pastaj atë e kanë bërë disa kompani, ne si qeveri e kemi listën dhe së bashku me Komisionin Rregullator të Energjetikës e kemi njoftuar Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Policinë Financiare dhe presim që të dyja institucionet të veprojnë në përputhje me ligjet”, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Se a do të ketë dhe cili do të jetë sanksioni për këto subjekte afariste, ende nuk dihet. Ndryshe, autoritetet sigurojnë se një keqpërdorim dhe shfrytëzim i tillë i energjisë elektrike për amvisëri nga disa kompani private dhe publike nuk do të ndikojë në mënyrë drastike në çmimin e energjisë elektrike. Korrigjimi i ri i çmimit të energjisë elektrike duhet të bëhet në fund të vitit dhe të jetë i vlefshëm deri në mesin e vitit të ardhshëm. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Si t’i heqim njollat ​​e yndyrshme nga rrobat

Gjermania do të ketë më shumë pleq në vitin 2070

Korea e Veriut ekzekuton dy adoleshentë të cilët shikonin dhe shisnin filma nga Koreja e Jugut

Leave a Comment