December 8, 2022
Portali Shprehja

Rusët njoftuan tërheqjen nga Khersoni, vjen reagimi i parë nga Ukraina

Një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës tha të mërkurën se ishte shumë herët për të folur për një tërheqje të trupave ruse nga qyteti jugor Kherson.

“Derisa flamuri ukrainas të valëvisë mbi Kherson, nuk ka kuptim të flasim për një tërheqje ruse”, ka thënë Mykhailo Podolyak në një deklaratë për Reuters.

Ndryshe, deklarata e tij vjen pasi është raportuar se ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti ukrainas Kherson, i vetmi kryeqytet rajonal që ka pushtuar që nga fillimi i pushtimit në shkurt.

Dhe ka qenë komandanti rus në Ukrainë, gjenerali Sergei Surovikin, që ka thënë se nuk ishte më e mundur të vazhdohej furnizimi i qytetit.

Siç raportojnë mediat, tërheqja do të thotë se forcat ruse do të tërhiqen tërësisht nga bregu perëndimor i lumit Dnipro.

Kjo vlerësohet si një goditje e rëndësishme pasi Rusia përballet me një kundërofensivë të Ukrainës.

“Në këto rrethana, opsioni më i arsyeshëm është organizimi i mbrojtjes përgjatë një linje barriere përgjatë lumit Dnipro”, citohet të ketë thënë gjenerali Surovikin në një takim të udhëheqësve të lartë ushtarakë.

.

Të Ngjajshme

Si fitoi një lojë falas 9 miliardë dollarë?

Kur pastroni tualetin, harroni KËTË VEND, dhe pikërisht këtu është burimi i baktereve

Teknika kineze e prodhimit të çajit në listën e thesareve jomateriale të UNESCO-s

Leave a Comment