September 26, 2022
Portali Shprehja

Rusët të detyruar të shkojnë në luftë, burrat në lot u japin lamtumirën familjarëve

Mobilizimi ushtarak ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, pas njoftimit të Vladimir Putinit, ndërkohë në rrjetet sociale kanë qarkulluar video të burrave që u kanë dhënë lamtumirën familjarëve të tyre në lot.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi dje një mobilizim të pjesshëm dhe u zotua të përdorë “të gjitha mjetet e disponueshme” për të parandaluar sulmet e ardhshme, duke dërguar të paktën 300,000 rezervistë në betejë në një përshkallëzim dramatik të pushtimit të tij në Ukrainë.

Korrespondenti i Guardian, Piotr Sauer publikoi një video nga rrjeti Taygainfo, duke treguar familjet që po i japin lamtumirën njerëzve të tyre për t’u nisur për luftë në qytetin e Yakutsk.

Rreth 1,400 njerëz u arrestuan ndërsa trazirat shpërthyen në të gjithë vendin për shkak të urdhrit të rekrutimit të Putinit.

.

Të Ngjajshme

Maqedonia, vendi më i varur nga eksporti i rrymës

admin

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të sfidës Maqedoni-Bullgari

Çka po ndodhë me BDI-në? – Këto janë komentet e partive

Leave a Comment