March 21, 2023
Portali Shprehja

Rusia: BE po injoron bisedimet për të hetuar shpërthimin e ‘Nord Stream’

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se BE-ja po injoron çdo bisedim për hetimin e shpërthimeve të gazsjellësit Nord Stream.

Rusia ka kërkuar vazhdimisht që të lejohet të bashkohet me hetimet për shpërthimet, të cilat ndodhën vitin e kaluar dhe çanë tre nga katër tubacionet e lidhjeve të gazit Nord Stream 1 dhe 2 që lidhin Rusinë me Gjermaninë nën Detin Baltik.

Një raport i New York Times, i botuar të martën, thoshte se inteligjenca amerikane e shqyrtuar nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara sugjeroi se një grup pro-Kiev mund të qëndronte pas sulmeve.

.

Të Ngjajshme

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, kërkohet reduktimi i kohës për paraqitjen e provave

Si të zgjidhni problemet e lidhjes Wi-Fi?

Leximi është i mirë për shëndetin tuaj e sidomos para gjumit, por a e dini pse?

Leave a Comment