Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, është duke u kërkuar për t’u arrestuar.
Moska ka lëshuar një urdhërarrest për të. Ai në mars kishte përgatitur urdhrin për arrestimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pas akuzës për krime lufte.
Khan është futur në listën e ngushtë të personave të kërkuar nga Ministria e Brendshme e Rusisë, raporton Aljazeera, transmeton KlanKosova.tv.
Madje thuhet se fotografia e prokurorit me shtetësi britanike mund të shihet në bazën e të dhënave të Ministrisë së Brendshme.
Ai akuzohet nga Moska për përgatitje “të një sulmi për përfaqësuesit e jashtëm të një shteti të huaj që gëzon mbrojtje ndërkombëtare”.
.