August 17, 2022
Portali Shprehja

Rusia merr kontrollin e termocentralit më të madh të Ukrainës

Forcat ruse kanë marrë në kontroll termocentralin e dytë më të madh të Ukrainës – termocentralin Vuhlehirsk të epokës sovjetike pranë qytetit Svitlodarsk, i cili ndodhet në rajonin Donetsk të Ukrainës juglindore. Një këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, e përshkroi atë si një “përparësi të vogël, taktike”. Marrja në kontroll e termocentralit në Ukrainën lindore do të ishte fitorja e parë strategjike e Moskës në më shumë se tre javë. Ndërkohë më shumë se 75 mijë ushtarë rusë që luftonin në Ukrainë, besohet se janë vrarë apo plagosur, ka thënë ligjvënësja amerikane, Elissa Slotkin. Kjo shifër përbën gati gjysmën e numrit të trupave që Moska i ka dërguar në Ukrainë, prej nisjes së pushtimit të këtij shteti më 24 shkurt. Slotkin, e cila ka vizituar së fundi Ukrainën, ka thënë se periudha e ardhshme, tri deri në gjashtë javë, do të jetë shumë e rëndësishme për drejtimin që do të marrë lufta./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Anderson merr 300 mesazhe kërcënuese

FIFA pezullon Indinë nga garat e futbollit

Kasami: BDI për 20 vite nëpërkëmbi veteranët e UÇK-së, shkeli mbi dinjitetin e tyre

admin

Leave a Comment