November 27, 2020
Portali Shprehja

Rusia “ndëshkon” Serbinë pas marrëveshjes në Washington, Putin e anulon vizitën në Beograd

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka anuluar vizitën në Beograd të paraparë për muajin tetor, ashtu siç ishte paralajmëruar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq disa herë gjatë muajve të fundit.

Gazeta serbe “Danas” e cila ka cituar burime jozyrtare të qarqeve diplomatike ka thënë se kjo është një “ndëshkim” për Serbinë pas takimit të 4 shtatorit në Washington ku Serbia e Kosova nënshkruan me SHBA-të marrëveshje për normalizim ekonomik.

“Burimet tona pretendojnë se Kremlini zyrtar nuk ka treguar se pse Putini ka ndërruar mendje dhe ka ndryshuar planin, por kanë theksuar se ‘rusët me siguri se nuk e pëlqejnë përafrimin e Serbisë me SHBA-të në politikën e jashtme gjë që u bë më evidente së fundi gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan kjo gazetë.

Të Ngjajshme

Angela Merkel mbyll Gjermaninë deri në janar, masa shtesë për ‘pikat e nxehta’

admin

Kamberi: E nxora flamurin sepse jam për të çuar në vend amanetin e shqiptarëve të Luginës (VIDEO)

admin

Basha zbulon planin me ‘4 pikat e forta’ me të cilin do të kandidojë për kryeministër

admin

Leave a Comment