May 23, 2022
Portali Shprehja

Rusia nis “hakmarrjen” ndaj Finlandës

Rusia do të pezullojë furnizimet me energji elektrike në Finlandë nga e shtuna, ka konfirmuar furnizuesi RAO Nordic, mes tensioneve në rritje për aplikimin e mundshëm të qeverisë finlandeze për t’iu bashkuar NATO-s, shkruan The Guardian të premten.

Tact Watches

RAO Nordic, një degë e furnizuesit shtetëror të energjisë ruse, ka thënë në një deklaratë se ishte detyruar të pezullonte importin e energjisë elektrike.

“Kjo situatë është e jashtëzakonshme dhe ka ndodhur për herë të parë në mbi 20 vjet të historisë sonë tregtare”, thuhet më tej në deklaratën e kompanisë.

Kompania finlandeze Fingrid ka thënë se tregtia me energjinë elektrike të importuar nga Rusia do të pezullohet “për momentin” për shkak të vështirësive në pagesa.

Por sipas Fingrid, nuk ka asnjë rrezik që Finlanda të mbetet pa energji elektrike, pasi Rusia përbën rreth 10 për qind të konsumit total të energjisë në këtë vend.

.

Të Ngjajshme

Kalimtarët e fotografojnë nga mbrapa, derisa shijon akulloren rrugëve të Italisë, ja për kë bëhet fjalë?!

Verstapen fiton në Barcelonë, dështon makina e Leklerkut

Si mendoni, a duhet të ushqehemi me ushqime tradicionale për një trup në formë të shkëlqyer?

Leave a Comment