July 2, 2022
Portali Shprehja

Rusia nuk ka të ndalur, kërcënon edhe këtë shtet të Ballkanit

Në përvjetorin e marrëdhënieve diplomatike, Kroacia ka marr një kërcënim serioz nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Tact Watches

Siç shkruajnë mediet kroate, institucioni që drejtohet nga Sergei Lavrov ka thënë se autoritetet vendore e kanë mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj Rusisë.

“Autoritetet kroate në muajt e fundit vendosën të trajtojnë Rusinë jashtëzakonisht armiqësore, gjë që është në kontrast të madh me arritjet tona dypalëshe”, thuhet në reagimin e MJP-së ruse.

Sipas tyre, Kroacia duhet të kthehet në rrugën e dialogut.

“Ne besojmë se do të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe Kroacia do të kthehet në rrugën e dialogut konstruktiv”, përfundon reagimi.

25 maji shënon 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Kroacisë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Për vetëm 3 orë Tiranë – Sarandë, u hap aksi i rëndësishëm rrugor në jug të Shqipërisë (VIDEO)

admin

Shtrenjtohen çmimet në Durrës, pushuesi tregon sa po paguajnë për 5 ditë

admin

Gjermania paralajmëroi popullsinë e saj: Kurseni energjinë elektrike dhe përgatituni për dimër!

admin

Leave a Comment