September 29, 2022
Portali Shprehja

Rusia, referendum në 4 territore ukrainase

Administratat e instaluara nga Rusia në katër territore ukrainase, që pjesërisht kontrollohen nga Moska, kanë nisur të mbajnë të ashtuquajturat referendume për t’iu bashkuar Rusisë.

Moska mëton që përmes këtij procesi të aneksojë rajonet ukrainase. Administratat e Luhanskut, Donjeckut, Hersonit dhe Zaporizhjas, mbajnë këto referendume, të cilat bien në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.

“Ne u japim të drejtën e votës të gjithë qytetarëve të Republikës Popullore të Donjeckut që ndodhen në territorin tonë si dhe jashtë vendit. Qendrat e votimit për referendumin janë të hapura”, deklaroi Vladimir Vysotsky, kreu separatist i komisionit zgjedhor.

“Referendumi nuk do të jetë për çdo shtet, është e qartë kjo. Për shembull, NATO, Amerika nuk do ta pranojnë. Por vendet e tjera që mbështesin Rusinë do ta pranojnë”, tha Olga, banore.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka thënë se votimet janë jodemokratike. Ndërkohë ekspertët e cilësojnë si të rremë dhe qesharak referendumin rus brenda territorit të Ukrainës.

“Putin ndoshta beson se duke mbajtur këto referendume të rreme dhe qesharake, do të jetë në gjendje të forcojë deklaratat e tij territori rus po sulmohet nga Perëndimi. Kjo është ajo që ai po përpiqet t’i shesë popullatës. Pra, është një ndryshim i madh i qëndrimeve krahasuar me fillimin e kësaj lufte, e që ishte siç e dini çlirimi i ukrainasve nga regjimi në Kiev, ndërsa tani thotë për të shpëtuar atdheun, Rusinë nga ukrainasit e këqij në Perëndim”, u shpreh Amanda Paul, analiste e Qendrës së Politikave Evropiane për Rusinë.

Liderët e instaluar nga Kremlini në Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporozhia kanë thënë se planifikojnë të mbajnë votimet për aneksim deri më 27 shtator. Ukraina dhe Perëndimi kanë thënë se nuk do t’i njohin këto referendume si legjitime. Vendimi për mbajtjen e tyre vjen teksa ushtria ukrainase është duke zhvilluar kundërofensivën drejt këtyre rajoneve, duke çliruar qyteza e fshatra dhe duke rritur mundësitë për mposhtjen e forcave ushtarake ruse. Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se planet e Putinit që të përdorë këto referendume të paligjshme për të fituar kontrollin mbi tokën e pushtuar ukrainase, dhe kërcënimet se do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur veten, janë tentime për të frikësuar Kievin dhe përkrahësit e Perëndimit nga zgjerimi i kundërofensivës./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Theret me thikë një i mitur në Shkup

Përse rinia zgjedh universitetet e shteteve të huaja për studime?

Pasi ta lexoni këtë lajm, kurrë më nuk do të hezitoni të bëni botox

Leave a Comment