August 11, 2022
Portali Shprehja

Ruskoska komenton bisedën e publikuar

Gazetar: Lluka Andreev

Një audio incizim, në të cilin dëgjohet zëri i shefes së Prokurorisë së Krimit të Organizuar, Vilma Ruskovska, ka dalë dje në rrjetet sociale.

Sipas asaj që dëgjohet nga biseda, e cila supozohet se është zhvilluar mes Ruskovskës dhe një personi tjetër, prokurorja thotë se ajo ka “harruar” një person në paraburgim, dhe në incizim dëgjohej vetëm emri i Vladimir Atanasovskit. Ai ka qenë ish-drejtor i DSK-së, ndërsa si i pandehur në rastin e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit në Kuvend është dënuar me gjashtë vite burg.

Në një koment për Alsat, kreu i Prokurorisë së Krimit të Organizuar ka komentuar edhe përmbajtjen e procesverbalit.

“Nuk ka asnjë shans që dikush të “harrohet” në paraburgim, prandaj ka masa mbrojtëse. Nëse them ‘i harruar’, kjo do të thotë figurativisht”, tha Vilma Ruskovska – prokurore.

Ndryshe, regjistrimi që po qarkullon në rrjetet sociale është publikuar mbrëmjen e djeshme në llogarinë e Twitter-it “Drejtësi për të gjithë në Maqedoni”, ndërsa autenticiteti për momentin nuk është konfirmuar. Biseda zgjat më shumë se një minutë ndërsa zëri i bashkëbiseduesit është i përpunuar.

“Nuk e di nëse është autentik. Mendoj se është pjesë e incizimeve që i ka dorëzuar Jordan Kamçev për lëndën “Reket”. Është më mirë të pyesni Kamçevin për vërtetësinë. Nuk e di kush është shpërndarësi’, u shpreh Vilma Ruskovska – prokurore.

Paraprakisht, biznesmeni Orce Kamçev në Prokurori ka dorëzuar në fshehtësi biseda të incizuara me të cilat mbështetet akuza e Ruskovskës në rastin “Reket”, pas çka pas hekurave kanë përfunduar Bojan Jovanovski, Katica Janeva dhe Zoran Milevski – Kiçeec. Kamçevi, ndërkaq, që nga fillimi i këtij muaji ndodhet në burgun e Strugës, ku po vuan dënimin prej një viti burg për rastin “Parcela në Vodno”./Alsat.mk

 

.

Të Ngjajshme

Gjobiten 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

admin

Leave a Comment