August 17, 2022
Portali Shprehja

Ruskoska-Muaremi, asnjë epilog për bastisjen

Gazetar: Luka Andreev

Sipas kryetares së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, Villma Ruskovska, nuk është në rregull që i njëjti institucion mes vete të debatojë përmes mediave. Duke komentuar raportin e përgatitur nga Prokuroria e Ljubomir Joveskit për bastisjen e saj në Drejtorinë e Policisë Financiare, Ruskovska në një deklaratë për “Dojçe Vele” tha se konstatimet e raportit i ka mësuar përmes mediave, gjë që e ka dëmtuar reputacionin e gjithë institucionit.

Raporti është përgatitur pas denoncimit në Prokurorinë Publike nga drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, sipas të cilit prokurorët që kanë kryer kontroll në zyrën e tij kanë dalë jashtë praktikës ligjore, me një sërë mospërputhjesh dhe palogjikshmërish, ndërsa vetë masa e bastisjes ka qenë e pabazë.

Një pjesë të akuzave të tij i ka vërtetuar edhe raporti i djeshëm, sipas të cilit Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ka bërë disa shkelje. Ruskoska kontestoi gjetjet e raportit, të cilin e përgatiti prokuroria republikane e Joveskit. Ky i fundit e obligoi Ruskoskën t’ia dorëzojë faktet për përgjegjësi të mundshme.

Ndryshe, bastisja ndodhi më 18 korrik, pas marrjes së kallëzimit anonim penale, siç thonë nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar. Sipas deklaratës së sotme të Ruskoskës, ajo ka kërkuar t’i dorëzohen lëndët nga Drejtoria që tashmë kanë qenë të mbyllura dhe ka vendosur për bastisje. Megjithatë, jozyrtarisht, njohësit e rastit, për Alsat thonë se është e palogjikshme në momentin e njëjtë kur Ruskoska bën bastisje, që t’i marrë lëndët e kërkuara, ajo atëherë e dorëzon kërkesën për marrjen e lëndëve konkrete.

Në ndërkohë, Muaremi dorëzoi parashtresë pranë Këshillit të prokurorëve publik dhe Këshillit gjyqësor me të cilën kërkon përgjegjësi nga prokurorët dhe gjykatësi që miratoi bastisjen. Nga Këshilli i prokurorëve publik u përgjigjën se disa anëtarë shfrytëzojnë pushim veror dhe në mënyrë shtesë do të njoftojnë kur do ta mbajnë seancën e radhës dhe cili do të jetë rendi i ditës. Ndërsa nga Këshilli gjyqësor theksuan se në seancën e parë të radhës do të formojnë komision tre-anëtarësh i cili do ta shqyrtojë ankesën e Muaremit./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Estonia nis heqjen e monumenteve të epokës sovjetike nga ambientet publike

Hendboll, 700.000 denarë për përfaqësesen e kadetëve

Anderson merr 300 mesazhe kërcënuese

Leave a Comment