November 26, 2022
Portali Shprehja

Ruzhin: Situata e tensionuar në Kosovë, Maqedonia me vigjilencë duhet të ndjekë zhvillimin e ngjarjeve

Ish-ambasadori dhe profesori i universitetit të Shkupit, Nano Ruzhin thotë se situata në Kosovë është e tensionuar, por se nuk duhet të shqetësohemi aq shumë, pasi siç thotë ai në një prononcim për “Kanal5”, bashkësia ndërkombëtare nuk do të lërë të degjenerojë këtë konflikt.

Ai konsideron se Maqedonia duhet të ndjekë me vigjilencë zhvillimin e ngjarjeve, por nuk pret që si vend i NATO-s të ketë pasoja për sigurinë.

“Sidoqoftë, kjo nuk është shenjë e mirë për stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit, sepse po ndodh në një kohë kur bota është e trazuar gjeopolitikisht, sidomos me luftën në Ukrainë. Besoj se nuk duhet të shqetësohemi kaq shumë, për fat të mirë jemi anëtare e NATO-s, dhe nga ana tjetër, nuk besoj se bashkësia ndërkombëtare do ta lërë këtë konflikt të degjenerojë, tha ndër të tjera Ruzhin. (INA)

Të Ngjajshme

Rusët bombardojnë qytetin industrial të Ukrainës, të paktën 13 të plagosur, mes tyre një adoleshent

Vitaminat dhe mineralet që janë të domosdoshme për t’u mbrojtur nga sëmundjet gjatë ditëve të ftohta

KATAR/ Shpërthen zjarri pranë stadiumit ku do të luhet Argjentinë-Meksikë

Leave a Comment