May 16, 2021
Portali Shprehja

Sa janë të sigurta makinat Tesla? Dy persona vdesin pasi makina Tesla përplaset ndërkohë që është në Auto-Pilot

Dy burra kanë vdekur pasi makina e tyre Tesla u përplas në një pemë ndërkohë që ishte në auto-pilot, shkruan lajmi.net.

Përplasja shkaktoi një zjarr masiv që zgjati për 4 orë dhe u deshën mbi 120,000 litra ujë për ta shuar. Makina ishte e modelit Tesla S, dhe u përplas të shtunën rreth orës 23:25.

Menjëherë pas përplasjes makina shpërtheu në flakë me dy pasagjerët akoma brenda. Hetuesit kanë thënë se askush nuk ishte duke vozitur, pasi që njëri nga viktimat ishte përpara në ulësen e pasagjerit, ndërsa tjetri ishte mbrapa.

Makina $80,000-she ishte duke udhëtuar në shpejtësi të madhe dhe nuk arriti të merrte komandën për tu kthyer në një kthesë të plotë rrethore, duke dalë nga rruga dhe u përplas.

Zjarrfikësit përdorën 120,000 litra ujë gjatë 4 orëve duke u përpjekur ta shuajnë zjarrin, sepse bateritë e makinës vazhdimisht merrnin flakë.

Në një pikë, oficerët u deshën të telefononin kompaninë Tesla për ta pyetur se si të fikin zjarrin. Tesla nuk ka dhënë akoma as një koment për ndodhinë.

Për momentin, në SHBA janë duke u hetuar 23 raste të aksidenteve që përfshijë makina Tesla, dhe të gjitha rastet besohet të kenë qenë në Auto-Pilot.

Tesla është kritikuar edhe më parë se po përdorë blerësit e vetë si kavje laboratori, duke i përdorur ata për të testuar makinat.

Seria e parë e makinave auto-pilot nga Tesla është shitur në një numër shumë të limituar, dhe sipas Elon Musk, vetëm personat që janë cilësuar si shoferë shumë të mirë dhe të kujdesshëm kanë asur mundësinë të blejnë makinën.

Deri më tani janë mbi 1,000 makina që janë në testim nga klientët. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Nëse do të kishit blerë Bitcoin për $1,000 para 10 vitesh, sa para do të kishit sot?

admin

​Volkswagen ID.4, vetura më e shitur elektrike për muajin prill në Norvegji

admin

​Trump dënon vendimin e Facebook për suspendimin e llogarisë së tij në rrjetin social

admin

Leave a Comment