Kërkesat më të shtrenjta në mjekësi, pa dyshim, konsiderohen edhe transplantimet të cilat mund të kushtojnë edhe më shumë se një milion dollarë! Çmimi i transplantimit të organeve sillet nga 400.000 dollarë për transplantimin e veshkës, deri në 1.4 milionë dollarë për transplantimin e zemrës.
Në Amerikë këto shpenzime janë vetëm njëra pjesë e problemit, sepse me gjithë sistemin e sigurimit shëndetësor dhe dhuruesve, qasja në operacione ende është e kufizuar. Më shumëse 116.000 amerikanë presin në transplantim, ndërkaq rreth 20 prej tyre në ditë vdesin duke pritur operacionin, transmeton Lajmi.net.
Çmimi i transplantimit të palcës kurrizore është 892.700 dollarë, i mushkërive 861.700 dollarë, i mëlçisë 812.500 dollarë, ndërsa i pankreasit 347.000 dollarë. Arritjet e reja në shkencë ndoshta do të shkurtojnë kohën e pritjes, sepse shkencëtarët po eksperimentojnë me implantimin e organeve të derrit në njerëz, mirëpo e gjithë kjo është ende në fazën e eksperimentit.
Disa nga ta konsiderojnë që operacionet e tilla do të jenë të mundshme pas dy vjetësh. Më së shumti pritet në transplantimin e veshkave madje 679 ditë, pastaj të pankreasit 281 ditë dhe të mëlçisë 329 ditë. Në transplantimin e zemrës pacientët presin 191 ditë, ndërkaq të mushkërive 185 ditë. /Lajmi.net