June 7, 2023
Portali Shprehja

Sadiki: Kemi punuar dhe do të punojmë me sinqeritet për të mirën e qytetarëve

Partia Demokratike Shqiptare dega e Studeniçanit dje ka nisur fushatën nga fshati Moranë, për të vulosur edhe njëherë fitoren e kësaj partie në komunën e Studeniçanit të cilën me sukses për tetë vite e ka udhëhequr nënkryetari i partisë, Azem Sadiki.

Para simpatizantëve të shumtë që ishin prezent, Sadiki rikujtoi edhe njëherë projektet e shumta që I ka realizuar mandatin që po lë pas dhe tha edhe 5 projekte tjera madhore më së paku do të realizohen në momentin që do ta marrë mandatin.

Theksoi se të 5 projektet janë aprovuar dhe ka mbetur vetëm fillimi i punimeve.

“Prej se jam në krye të komunës jam munduar që të punoj me nderë dhe me përkushtim maksimal vetëm e vetëm të bëjmë sa më shumë punë të mira për komunën tonë. Tanimë të gjithë e shohin se vendbanimet tona kanë ndryshuar, kemi krijuar kushte më të mira për jetë më të mirë”, tha Sadiki.

Ai uroi për fushatë të qetë dhe zgjedhje të drejta. Për më shumë mund ta ndiqni fjalimin e tij të plotë:

Të Ngjajshme

Shutkë: Ajri i pastër, luks për banorët pranë deponisë

Fraksioni i BDI-së do të propozoj amendament për largimin e 20%

Protestë përpara Klinikës së Kardiokirurgjisë, kjo është arsyeja

Leave a Comment