August 16, 2022
Portali Shprehja

Sadiki: Me shumë projekte kemi treguar se komuna e Studeniçanit po urbanizohet dhe zbukurohet

Një nga komunat e Shkupit që mund të mburret se në katër vjet sukseset janë të arritshme është komuna e Studeniçanit. Ne kemi treguar se me përpjekje të përbashkëta me Qeverinë dhe institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha me qytetarët, suksesi është i mundur, thotë kreu i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki në prononcim për PRESSonline.mk

“Me shumë projekte kemi treguar se komuna po urbanizohet dhe zbukurohet, në çdo sferë e jetës. Në katër vitet e fundit ne jemi përballur me shumë sfida për modernizimin e komunës. Ne i kemi realizuar ambiciozisht dhe me përkushtim projektet e premtuara në të gjitha fushat, dhe ato më komplekse tashmë janë në procesin e mbarimit, e disa janë në fazën e realizimit”, deklaroi Azem Sadiki – kryetari Komunës së Studeniçanit.

 

Ai potencon se në periudhën e kaluar katër vjeçare janë realizuar investime të shumta kapitale, të cilat ndryshuan tërësisht komunën nga një komunë rurale në një komunë urbane dhe moderne.

“Investimet kapitale janë realizuar në rindërtimin dhe rehabilitimin e shkollave fillore dhe në gjithë territorin e komunës së Studeniçanit. Janë rindërtuar më shumë se 50 rrugë shërbimi, janë ndërtuar shtigje për këmbësorë në disa akse rrugore dhe shumë rrugica lokale. Ka përfunduar ndërtimi i rrugës nga fshati Koliçan i poshtëm deri në fshatin Uji kuq. Ndërtimi i rrugës në fshatin Maja e zezë 1,5 km. Përveç projekteve të shumta të realizuara, ne morëm mbështetje të madhe për zhvillimin e Studeniçanit edhe nga qeveria nga Ministria e Arsimit, thekson Sadiki.

 

Gjegjësisht, thekson Sadiki u vunë në përdorim, Shkolla e re e ndërtuar në fshatin Batincë-Lubosh është tërësishtë e përfunduar ka mbetur vetëm inventari dhe e njëjta i plotëson të gjitha standardet. Kemi ndërtuar rrugën Studeniçan-Maranë rrugë që ka vlerë të madhe për zhvillimin e kësaj pjese që lidhë të dy këto vendbanime. Projekti i ndërtimit tq Qendrës në Studeniçan me të gjitha hapsirat e nevojshme, si gjebërim dhe drunjë, vendparkime, trotuare, sinjalizim për qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve me të gjitha standardet.

 

“Me këto investime të mëdha kapitale, Studeniçani është bërë një komunë moderne me rrugë moderne, shkolla të rinovuara, parqe të reja dhe shtigje për këmbësorë. Ne e dimë se ka ende shumë për të bërë, por gjërat patjetër kanë ecur përpara dhe ne do të bëjmë çmos për ecur bashkë drejt përpara”, thonë Azem Sadiki – kryetar i komunës së Studeniçanit. (PRESSonline.mk)

 

 

 

Të Ngjajshme

Sofja mirëpriti rekomandimet e miratuara për personalitetet historike

admin

Zvicra po kërkon punëtorë, mbi 12 mijë vende të lira pune

LSDM: Janë fundosur të gjitha gënjeshtrat e VMRO-së gjoja për ndryshimin e historisë

admin

Leave a Comment