June 5, 2023
Portali Shprehja

Sadiki me super lajm: Ujësjellësi në Koliçan bëhet falë punës së Komunës së Studeniçanit

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki nëpërmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se Ujësjellësi në fshatin Koliçan të poshtëm do të realizohet falë projektit të përgatitur nga Komuna.

Sadiki thotë se ujësjellësi në fshatin Koliçan do të bëhet për shkak se Komuna i ka siguruar mjetet nga TAV.

“Kemi kontratë të nënshkruar publikisht ku në detaje parashifen të gjitha obligimet që do të kryhen. Të gjitha punimet do të bëhen sipas projektit dhe mbikqyrjen e punimeve do ta bën Komuna e Studeniçanit dhe Ndërmarrja mbykqyrëse e kontraktuar nga Komuna e Studeniçanit. Ndërrmarrja që duhet ti kry punimet patjetër do të duhet të vjen në Komunën e Studeniçanit dhe të merremi vesh për dinamikën dhe fillimin e punimeve. Zoti na ndihmoftë!”, ka shkruar Sadiki.

Postimi i Sadikit është si një kundërpërgjigje për disa aktiviste lokal te BDI-në të cilët po mundohen të “vjedhin”, mundin e administratës dhe kryetarit Azem Sadiki/Shkupinfo.com/

Të Ngjajshme

Burri pretendon se e klonoi të dashurën e tij me ndihmën e inteligjencës artificiale

Mos bini pas këtij mashtrimi në Facebook – mund të humbni llogarinë tuaj

Kriza u shfrytëzua për dyfishimin e çmimeve

Leave a Comment