June 7, 2023
Portali Shprehja

Sadio Mane, me rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Sadio Mane siguroi fitoren Liverpullit ndaj Viljarrealit duke shënuar golin e tretë në sfidën kthyese të Ligës së Kampionëve, me çka konfirmoi finalen e dhjetë për “Të Kuqtë” në Champions.

Mane u bë golashënuesi më i mirë afrikan në fazën eliminatore të elitës së futbollit me golin e tij në “Estadio de la Ceramica”. Senegalezi ka 15 gola të shënuar, duke lënë pas Didier Drogba, i cili ka 14 gola. Me këtë rast Sadio Mane parakaloi edhe Frenk Lampardin, ish-lojtarin e Çellsit, i cili shënoi 15 gola në 12 sezone në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, kur bëhet fjalë për golat për një skuadër angleze.

Kujtojmë se Liverpulli bëri histori për futbollin anglez dhe u bë klubi i parë që arriti në finalen e Ligës së Kampionëve dhe dy kupat vendase – Karabao dhe FA Cup. “Të Kuqtë” tashmë janë kampionë në Karabao Cup, dhe në finalën e FA Kupës përballen me Çellsin.

Ndryshe finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 28 maj në Paris.

.

Të Ngjajshme

Protestë përpara Klinikës së Kardiokirurgjisë, kjo është arsyeja

Bullgaria fitoi qeveri të rregullt, në koalicion me rivalët Petkov dhe Borisov

Keni probleme me gjumin? Kjo është vitamina që ju nevojitet

Leave a Comment