September 29, 2022
Portali Shprehja

Sali Berisha po marton djalin këtë muaj,nusja merr bekimin e tij

Moderatorja Armina Mevlani ka treguar detaje të reja nga dasma që pritet të organizojë në fund të këtij muaji, së bashku me partnerin e saj Shkëlzen Berisha.

Mevlani u shpreh se kanë zgjedhur pikërisht muajin shtator pasi i pëlqen vjeshta të dyve dhe ka mohuar se po bën një dasmë për arsye se po pret një fëmijë siç është përfolur.

Ajo tha se një ndihmë e madhe për të në organizimin e dasmës ka qenë edhe kunata e saj Argita Malltezi, e cila i është gjendur pranë për çdo detaj.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkelzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike.”- tha Mevlani.


Të Ngjajshme

Masazhi i këmbëve para gjumit mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të zakonshme të menopauzës, zbulon studimi

Aurela Gaçe ngec në Amerikë pasi vendin e goditi një uragan i fuqishëm

Më thuaj cila është shenja jote e horoskopit, të të them cilën ditë të javës ke më shumë fat

Leave a Comment