March 29, 2023
Portali Shprehja

Sallë e re sporti në Moranë, Sadiki: Edhe ky premtim po realizohet

Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki kandidat edhe për një mandate në Studeniçan, I shoqëruar nga drejtori i shkollës fillore, Naim Frashëri ka nënshkruar dokumentet e Ministrisë së Arsimit për ndërtimin e sallës së sportit në fshatin Moranë.

Sipas njoftimit që bëri Sadiki, salla do të ndërtohet për nxënësit e shkollës fillore periferike, Naim Frashëri.

“Me kënaqësi dhe gëzim të madh njoftoj qytetarët e Komunës së Studeniçanit se sot bashkë me drejtorin e Shkollës Fillore Komunale “Naim Frashëri” Idriz Shabani e nënshkruajmë marrëveshjen për ndarjen e obligimeve për ndërtimin e palestrës sportive në fshatin Maranë me ministren e Arsimit dhe Shkencës znj. Milla Carovska. Edhe ky premtim po realizohet”, ka shkruar Sadiki.

Ky është njëri ndër projektet e shumta që Sadiki ka realizuar në këtë katër vjeçarë. Projektet tjera që mund t’i përmendim është, objekti i ri për shkollë fillore në Lubosh, Sallë e re sporti në Studeniçan, qindra kilometra asfaltim rrugësh, bekatonizim dhe shumë projekte tjera.

Të Ngjajshme

Shqipëri, policia zbulon 27 sera me kanabis

Oleksandr Usyk gjen rival të ri pas dështimit të duelit me Fjurin

Poligraf: Lajmi i vjetër për Kurtin nga viti 2020 i publikuar si i ri, para takimit me Vuçiqin në Ohër

Leave a Comment