December 3, 2022
Portali Shprehja

SAMBA DO RICHARLISON | Brazili e nis me fitore, por “drita ndizet” nga ky personazh (PAMJET)

Duhet te ndizej drita e Brazilit dhe ate e ka bere Richarlison, nje futbollist qe shpesh eshte nenvleresuar duke qendruar ne hijen e emrave te medhenj por qe nga varferia eshte ngjitur shkalle pas shkalle duke arritur ne Premier dhe sot luan te Tottenham por nuk ka vendosur kufinj.

Dy golat e tij i japin 3 piket e para Selecaos dhe Tite duhet te jete i kenaqur me besimin qe i dha duke e vendosur ne sulmin e Brazilit si nje sulmues 9 i fshehur. Ne pjesen e dyte jane krijuar mundesite dhe ai ka lene gjurme… Nje fitore 2-0 qe do te thote shume.

Pjesa e pare mes Brazilit dhe Serbise u mbyll 0-0 pa gola. Ndeshja ka nisur me ritme te shpejta ku si Brazili, ashtu edhe Serbia, perpiqen qe te luajne topin. Por, ritmet me pas kane rene pak dhe sigurisht qe luhet me duele me shume si ai mes Lukic dhe Neymar. Lojtari i Torinos eshte nje hije pas brazilianit dhe i zhvesh edhe fanelen ne nje dyluftim prane rivenies anesore…

FANELA E NEYMAR – VIDEO

Me pas eshte Neymar ai qe provon golin direkt ne goditje nga kendi, por Casemiro provon nga larg. Vinicius merr krahun dhe duket i pakapshem, futet ne zone por topi i goditur prej tij bllokohet ne fund.

NEYMAR PROVON GOL NGA GODITJA E KENDIT – VIDEO

Brazili tenton te gjeje hapesirat dhe e ben disa here, teksa eshte ylli i Barcelona-s Raphinha ai qe humbet rastin me te mire pas nje kombinimi te bukur me Paqueta qe ia rikthen topin brenda zone ku sulmuesi katalanas ia pason portierit sepse gjuajtje nuk mund te quhet…

RASTI I RAPHINHA – VIDEO

Pjesa e dyte ka nisur me Brazilin ne sulm por duket se sonte per Raphinha qenka ndeshja e gafave. Pikerisht sulmuesi i Barcelonas eshte ai qe fiton topin dhe me pas niset i vetem drejt portierit Milinkovic-Savic duke gabuar ne menyre te pafalshme.

RASTI I HUMBUR NGA RAPHINHA P2 – VIDEO

Por, Brazili shtyn me shume dhe duket se goli eshte ceshtje kohe, ashtu si do te ndodhe. Neymar niset me driblimet e tij, futet brenda zone, aty ku Vinicius i mer topin dhe godet. Milinkovic-Savic pret por topi kthehet te kembet e Richarlison qe nuk fal dhe shenon per avantazhin.

GOLI I RICHARLISON – VIDEO

Mbremja duket se do te jete e gjitha e yllit te Tottenham dhe Premier League. Sepse Richarlison realizon nje gol FANTASTIK me nje stopim topi, ngritje te tij dhe goditje fluturimthi me kthese. Asist perfekt i Vinicius por cfare GOLI nga Richarlison…

GOLI I DYTE – RICHARLISON

.

Të Ngjajshme

Cavani i xhindosur pas eliminimit të Uruguait nga Kupa e Botës: ia nxjerr inatin monitorit të VAR (PAMJET)

admin

U tha se iu rebelua trajnerit Santos, Cristiano Ronaldo reagon publikisht! “Gënjeshtër, ja me cilin e kisha…”

admin

Shaqiri plas shishen në tokë, donte të luante 90 minuta ndaj Serbisë – FOTOT

admin

Leave a Comment