December 3, 2020
Portali Shprehja

Sampdoria sfidon Juventus-in, arma sekrete e Ranieri-t janë… “gjigantët” e tij

Sampdoria do të përballet me Juventus-in të dielën e ardhshme në javën e parë të sezonit të ri të Serisë A.

Kampionati i ri do të fillojë me një ndeshje të vështirë për skuadrën e Claudio Ranieri-t, por ky i fundit mund të befasojë kampionët në fuqi të Italisë me… “gjigantët” e tij.

Siç ka shkruar Il Secolo XIX, Ranieri po mendon t’i besojë një formacioni titullarë të përbërë nga gjigantë të vërtetë. Flitet për fizik dhe, në këtë kuptim, për gjatësi.

Në fakt, trajneri mund të hedhë në fushë një skuadër me një gjatësi mesatare 1.90 cm. Chabot, Rocha, Belec, Audero, Colley, Alex Ferrari, Askildsen dhe Thorsby janë një garanci dhe nëse shtohen edhe Ekdal me Yoshida, respektivisht 188 cm dhe 189 cm, atëherë strategjia është e qartë: topa të gjatë dhe shumë fizik për t’u përballur me CR7 dhe shokët e tij.

Përjashtim mund të bëjnë vetëm sulmuesit dhe Ramirez, me këtë të fundit që është edhe në qendër të disa zërave të merkatos. Me pak fjalë, arma sekrete e Sir Claudio mund të jenë centimetrat më shumë në krahasim me kundërshtarët.

Gjithçka vetëm për ta nisur me një rezultat të mirë kampionatin në Allianz Stadium.

.

Të Ngjajshme

Juventusi vuajti 20 minuta, Pirlo: Kurrë nuk kam parë që një ekip të dominojë 90′

admin

CHAMPIONS: Giroud shkruan historinë me “poker”, Chelsea mposht Sevilla-n dhe fiton grupin  

admin

GRIEZMANNNNN!!! Rilindja e francezit te Barcelona, gol me thembër në Hungari (VIDEO)

admin

Leave a Comment