January 22, 2021
Portali Shprehja

Samuel Eto’o: Hazard vlen sa Messi! i lumtur që Leo qëndroi në shtëpi, por Barcelona…

Ambasadori i La Liga, Samuel Eto’o, ish sulmuesi i Barcelona, ​​Inter dhe Chelsea, foli gjatë prezantimit të La Liga 2020-2021:

“Dua që Barcelona të fitojë kampionatin dhe shpresoj që Mallorka ime të kthehet në kategorinë më të lartë”.

“Futbollimi zbulim sivjet? Do të doja të shihja Sergio Busquets përsëri në nivelin më të lartë, Barcelona gjithmonë fiton kur Busquets është në gjendje të mirë. Dhe pastaj them Eden Hazard: kam luajtur me të te Chelsea dhe nuk kam frikë të them se vlen sa Lionel Messi”.

“Jam i lumtur sepse djali im Messi ka qëndruar në shtëpinë e tij. Por te Barcelona ne kemi nevojë për lojtarë të tjerë me ADN blaugrana dhe vetëm Messi nuk është i mjaftueshëm. Në merkato duhet të kërkohen lojtarë në stilin “tiqui-taca” dhe jo box to box”.

“Iniesta është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur, për mua ai interpreton më mirë lojën e futbollit”.

.

Të Ngjajshme

Perotti mbyll sezonin pas dëmtimit unik. Fenerbahce: “Nuk kishim parë kurrë një gjë të tillë”

admin

Ish-e fejuara “thumbon” Morata-n: Nuk e ka pranuar kurrë që…

admin

Pioli thërret Mandzukic: E gjeta shumë mirë, mund të luajë bashkë me Ibrën

admin

Leave a Comment