August 11, 2022
Portali Shprehja

Sançes: Ja përse vendosa për PSZH-në para Milanit

Renato Sançes u zyrtarizua dje si nënshkrimi i ri i Paris Sen Zhermenit. Mesfushori portugez ka dhënë intervistën e tij të parë për kanalet zyrtare të klubit francez.

“Jam shumë i lumtur që jam në Paris. Këto ditët e fundit kanë qenë shumë të rëndësishme për mua dhe për familjen time. Jam i sigurt që kam bërë zgjedhjen e duhur.

Unë kam zgjedhur Paris Sen Zhermenin, sepse mendoj se është projekti më i mirë për mua. Qëndrimi në Francë është i rëndësishëm, sepse tashmë e njoh këtë kampionat”.

 

Kristof Galtier ju ka trajnuar në Lille. A ndikoi kjo në vendimin tuaj?

 

“Unë e njoh mirë atë. Ai është një trajner i mirë, i cili më bëri të rritem shumë kur arrita në Ligue 1. Së bashku arritëm të fitojmë ligën me Lille. Bëmë një punë të mirë së bashku dhe jam i lumtur që punoj me të përsëri, si dhe me anëtarët e stafit të tij. Puna me një trajner që njihni gjithmonë i bën gjërat më të lehta. Komunikimi është më i lehtë.”

 

Ka disa lojtarë portugez në PSZH.  A ndikoi kjo në vendimin tuaj?

 

“Jo shumë! Mendoj se vendimi im do të ishte i njëjtë dhe mendoj se është zgjedhja e duhur. Padyshim që jam i lumtur që gjej bashkatdhetarë, kjo mund ta lehtësojë integrimin tim.

Unë tashmë i njoh Nuno Mendes dhe Danilo Pereira, por ende jo Vitinha. Foli me Nunon, para nënshkrimit tim, ai më foli shumë mirë për Paris Sen Zhermenin”.

 

Sançes u pagua 15 mln euro dhe bonuse dhe rroge 6 mln euro ne sezon.

.

Të Ngjajshme

Gjobiten 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

admin

Leave a Comment