December 5, 2022
Portali Shprehja

Sancho, vjen sulmi pasi u injorua nga Southgate: Ja pse është blerja më e keqe në historinë e United

Ndër mungesat e mëdha në grumbullimet e Gareth Southgate për Kupën e Botës 2022 në Katar është sigurisht ajo e Jadon Sancho. Ylli i Manchester United nuk është përfshirë në listën e 26 nga trajneri, një tjetër shenjë se gjërat nuk po shkojnë shumë mirë për të.

Edhe me Djajtë e Kuq, në fakt, Sancho duket se nuk mund të shprehë futbollin e tij më të mirë, atë që bëri që klubi të shpenzojë mbi 80 milionë euro për ta rrëmbyer nga Borussia Dortmund.

Nëse është mbyllur nga rikthimi i Cristiano Ronaldo-s apo nëse ka probleme të natyrës taktike, pak ndryshon, sepse rezultatet për momentin flasin fare qartë: për United blerja e tij është një dështim.

Shifra negative – Dhe për të konfirmuar këtë është mendimi i një ish-futbollisti të Djajve, Paul Parker, i cili me Unitedin fitoi dy herë Premier League në vitet nëntëdhjetë. Duke folur për Bettors, ish-mbrojtësi tha mendimin e tij për Sancho-n.

“Të jem plotësisht i sinqertë, kurrë nuk e kam kuptuar pse Manchester United shpenzoi kaq shumë para për të blerë Jadon Sancho. Ka shumë probleme, sepse kurrë nuk sulmon mbrojtësit kundërshtarë, gjithmonë e kalon topin mbrapa dhe kurrë nuk është një rrezik për kundërshtarin e tij të drejtpërdrejtë”.

Shifrat mbështesin idenë e Parkerit: Sancho-n ka luajtur 14 ndeshje në sezon, pothuajse gjithmonë si zëvendësues, ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asist.

Blerja më e keqe ndonjëherë? – Një paraqitje totalisht ndryshe nga ajo që pati te Dortmund, ku në 137 ndeshje shënoi 50 gola dhe dha 64 asiste. Dhe ndoshta çështja është pikërisht kjo, kalimi nga Bundesliga në Premier. Diçka që, shpjegon Parker, Sancho duket se nuk e ka përthithur fare.

“Mënyra se si luhet në Gjermani është krejtësisht e ndryshme nga mënyra se si luhet në Premier League dhe Sancho të jep përshtypjen se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të përshtatet me të vërtetë për t’u bërë një lojtar kyç për klubin.

“Dhe duke parë se sa e ka paguar klubi, unë them se ai mund të bëhet blerja më e keqe në historinë e Manchester United”. Anglezi 22-vjeçar ka mjaft kohë për të provuar se Parker e ka gabim. Por për momentin duket se ka pasur të drejtë… Guardiola që e la të largohet nga City!

.

Të Ngjajshme

SUPER HEROI I KROACISË QUHET LIVAKOVIC | Mbarron ëndrra e Japonisë, Kroacia në çerekfinale (PAMJET)

admin

JAPONIA GJEN GOLIN BEFASUES!!! VAR akordon, por legjenda gjermane kishte parashikuar gjithçka 1′ përpara… (PAMJET)

admin

Një Rolex një orë, dy avionë në muaj…; ja çfarë mund të blejë Ronaldo me rrogën te klubi i ri

admin

Leave a Comment