15.5 C
Skopje
September 23, 2019
Offside

Sane te Bajerni? Rumenige flet hapur dhe sqaron hezitimin e së shkuarës

Prej disa ditësh në Gjermani lajmi kryesor i medieve sportive ka të bëjë me bisedimet që po ndodhin midis Bajernit të Mynihut dhe Mançester Sitit në lidhje me transferimin e sulmuesit Leroi Sane.

Së fundmi për këtë çështje ka folur dhe shefi i klubit të Bajernit, Karl-Hainc Rumenige. Drejtuesi i klubit bavarez u shpreh para medieve se bisedimet për lojtarin kanë filluar dhe bëri një kthim pas në kohë, ku shpjegoi pse Bajerni u step ta blinte talentin gjerman nga Shalke vite më parë.

“Do përpiqemi ta mbyllim këtë transferim. Nuk mund t’iu premtoj se do ia dalim. Sane ka qenë një lojtar që na ka pëlqyer gjithmonë, e kishim në plane ta blinim që kur ishte te Shalke vite më parë”.

“Atëherë situata ishte ndryshe nga sot. Nuk mund t’i garantonim minuta të mjaftueshme, pasi tri vite më parë Riberi dhe Roben ishin ende në maksimumin e tyre”, tha Rumenige.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

E njëjta mënyrë festimi, Witsel shënon golin e avantazhit për Dortmundin

shprehja

VIDEO/ Si me Kolollin, Caputo bie në rrethimin e fushës pasi i shënoi Berishës

shprehja

VIDEO/ Edhe më keq se Kobina ndaj Kukësit, D’Ambrosio humbi rastin e pabesueshëm në derbi

shprehja