June 21, 2021
Portali Shprehja

Sanja Llukarevska zëvendëson Sheqerinskën, zgjidhet zëvendëskryetare e LSDM-së

Kongresi i LSDM-së pranoi propozimin e kryetarit të saj, Zoran Zaev që Sanja Llukarevska ta zëvendësojë Radmilla Sheqerinskën. Delegatët me shumicë të madhe mbështetën propozimin e Zaevit me 682 vota për dhe e emëruan drejtoren aktuale të DAP-it për zëvendëskryetare të LSDM-së. Propozimi që Llukarevska të emërohet në këtë post u kundërshtua vetëm nga dy delegatë të LSDM-së.
Ndryshe, Llukarevska është drejtore në Drejtorinë e Të Ardhurave Publike (DAP) dhe në zgjedhjet e fundit ishte bartëse në njësinë zgjedhore numër dy bashkë me Oliver Spasovskin.

.

Të Ngjajshme

Një në tre qytetarë në Maqedoni të Veriut nuk e dinë kush është kryetari i komunës së tyre

admin

Pritje të shumta në Tabanoc për të hyrë në Maqedoni

admin

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

admin

Leave a Comment