September 29, 2022
Portali Shprehja

Sanjoll: Maqedonia ishte agresive, por gjërat u ndryshuan pas golit të parë

Gjeorgjia shfrytëzoi maksimalisht gabimet e Maqedonisë dhe shënoi fitore 2-0, për të verifikuar pozitën e parë në grup dhe të regjsitruar fitoren e dytë ndaj Maqedonisë. Trajneri i Gjeorgjisë, Vili Sanjoll, pas ndeshjes theksoi se nuk është arritur ende caku kryesor , por është një hap i madh, në të cilën do të duhet të kënaqen tani futbollistët dhe pastaj do të mendohet edhe për sfidat e radhës.

“Dua të përgëzoj lojtarët e federatës për këtë sukses, ky është një hap i madh përpara duke siguruar balotazhin. Ne kishim një plan për ta lënë topin në zotërim të Maqedonisë. Ne donim të përshtateshim me formacionin e ri të Maqedonisë. Ata ishin shumë agresivë. Pas golit të parë, lojtarët tanë u ndjenë shumë më lehtë. Unë thashë se Maqedonia është një ekip i mirë me lojtarë të mirë dhe ata luajnë futboll të mirë. Kishte momente që ishin më të mirë, por skuadra nuk e humb kurrë stabilitetin në mbrojtje dhe kjo do të thotë se ata mësojnë nga ndeshja në ndeshje.

Jam i lumtur me fitoren, edhe pse nuk jam shumë nga minutat e para, por në fund jam i kënaqur me këtë triumf. Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme për ne, do të jetë mirë të hyjmë në play-off me më shumë pikë. Por së pari, le të kthehemi pas ndeshjes së sotme dhe do të shohim se me cilët lojtarë do të luajmë në ndeshjen tjetër”, tha mes tjerash Sanjoll.

Sfida e radhës për Gjeorgjinë, do të jetë sfida në transfertë ndaj Gjibraltarit.

.

Të Ngjajshme

Theret me thikë një i mitur në Shkup

Përse rinia zgjedh universitetet e shteteve të huaja për studime?

Pasi ta lexoni këtë lajm, kurrë më nuk do të hezitoni të bëni botox

Leave a Comment