November 26, 2022
Portali Shprehja

Saraçini: Dezinformatat janë kërcënim për sigurinë e shtetit

Në pjesën e tretë të Programit 200 i ftuar ishte Petrit Saraçini, drejtues i Institutit për Media dhe Analitikë- IMA. Se sa i rëndësishëm është dezinformimi si mjet lufte, sidomos tani në Ukrainë, Saraçini tha se Federata Ruse historikisht ka patur traditë në këtë drejtim.

“Vitin e kaluar e kremtuan 100 vjetorin e themelimit të departamentit për dezinformim. Rusia ka përdor këtë mënyrë të luftës në politikën e jashtme tash e 100 vjet”, tha Saraçini.

Ai gjithashtu shtoi se dezinformata është mjet shumë efikas në luftën hibride për të arritur një qëllim të caktuar me fare pak mund dhe shpenzime.

“Dezinformatat janë kërcënim për sigurinë e shtetit. Dezinformatat janë mjete efikase pasi që nuk shpenzoni armatim, asgjë dhe me shumë pak mjete financiare ia dilni që ta destabilizoni armikun tuaj”, tha Saraçini.

Ai shtoi se qytetarët duhet të hulumtojnë më shumë burime dhe të kërkojnë më shumë të dhëna dhe vetë të vendosin se kush ka të drejtë./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Rusët bombardojnë qytetin industrial të Ukrainës, të paktën 13 të plagosur, mes tyre një adoleshent

Vitaminat dhe mineralet që janë të domosdoshme për t’u mbrojtur nga sëmundjet gjatë ditëve të ftohta

KATAR/ Shpërthen zjarri pranë stadiumit ku do të luhet Argjentinë-Meksikë

Leave a Comment