Eksperienca e Maurizio Sarri-t tek Juventus është mbyllur me eliminimin në Champions League në 1/8-at kundër Lyon-it.
Një humbje që ka shtyre drejtuesit bardhezinj të ndërrojnë trajner dhe t’ia besojnë ekipin Andrea Pirlo-s.
Sezoni i Maurizio Sarri-t në drejtim të kampionëve të Italisë është karakterizuar nga shumë ulje-ngritje.
Marrëdhënia mes trajnerit dhe drejtuesve të Zonjës është përkeqësuar pas divorcit dhe tani duket se po zhvillohet një mundje e fortë krahu për zgjidhjen e kontratës.
Sipas Corriere della Sera, trajneri nuk ka ndërmend t’i bëjë asnjë ulje ish-klubit të tij dhe pritet ta marrë të plotë rrogën 6 milionë euro edhe për sezonin e ardhshëm.
.