22.1 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Vendi

Sasho-ja: BDI është partia më e kthjellët dhe më vizionare në shtet!

Pa BDI-në, Maqedonia e Veriut si shtet do të paraqiste makth për Evropën” ka theksuar në kolumnën e tij gazetari maqedonas Sasho Ivanovski. Sasho Ivanovski – Poliko themelues I portalit Maktel.mk vlerëson se falë Bashkimit Demokratik për Integrim, Maqedonia e Veriut ka shpëtuar nga Gruevski, Mijallkovi dhe Siljanovska, dhe se pa BDI-në me shtein ende do të qeveriste klika e tyre. Ivanovski thotë se është bërë modë viteve të fundit që të pështyhet Bashkimi Demokratik për Integrim por realiteti është se pikërisht BDI është ajo që na shpëtoi (duke iu referuar qytetarëve) nga VMRO DPMNE.

“Tjetër gjë çka mund të dëshirojmë, në djall të mallkuar” pyetet Politiko. Ivanovski ka kujtuar se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në zgjedhjet e 2016 ka arritur të sigurojë 30 mijë vota më pak se VMRO DPMNE . Sipas tij po të mos ishte pikërisht Bashkimi Demokratik për Integrim që të thyej parimin e koalicionit fituesi me fituesin, VMRO DPMNE akoma do të ishte në pushtet se ashtu vendosi “qytetaria”.

Gazetari maqedonas ka theksuar faktin se Stevo Pendarovski ka arritur të siguroj mezi 60 mijë vota më shumë se kundër kandidatja e tij Gordana Sijanovska, do të thotë se pa votat e BDI-së që së paku ishin rreth 80 mijë Siljanovska do të zgjidhej president shteti dhe në këtë rast siç shprehet ai “të gjithë ne do të ngecnim në çmenduritë e saja” Sasho Ivanovski madje ka theksuar se Bashkimi Demokratik për Integrim meriton dhe një lapidar, sepse pa BDI-në, Maqedonia e Veriut si shtet do të paraqiste makth për Evropën “BDI është partia më e kthjellët dhe më me vizion për momentin në shtet“ ka përfunduar kolumnën e tij gazetari Sasho Ivanovski.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Thaçi-Dragusha: Kurti s’ka guxim të kandidojë për kryeministër, po i përkulet e vardiset LDK-së

shprehja

Kaos i madh në rrugën Prishtinë -Pejë, 10 aksidente e shumë të lënduar

shprehja

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja