3.9 C
Skopje
December 8, 2019
Informacione Vendi

Sasoli: Mosdhënia e datës për Maqedoninë e Veriut, qëndrim i gabuar

Kryetari i Parlamentit Europian, Dejvid Sasoli e ka vlerësuar si të gabuar qëndrimin e tre vendeve të Bashkimit Europian të cilat penguan dhënien e datës për fillim të bisedimeve me BE për Maqedoninë e Veriut. Këto prononcime Sasoli i bërri në një intervistë dhënë televizionit europian “Euro News”, ku ka theksuar poashtu se të gjitha këto shqetësime i’a ka përcjellë edhe presidentit francez Makron, gjatë takimit të tyre të fundit. Sipas tij Maqedonia e Veriut, qytetarët e saj por edhe institucionet në këtë vend janë të gatshme të bëhen anëtare e Bashkimit Europian dhe kanë punuar shumë në këtë drejtim.

“Shumica absolute e qeverive të vendeve europiane, apo 25 të jemë më I saktë, si dhe të gjitha institucionet europiane si: Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe Këshilli I Europës thanë njëzëri PO për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Por nga ana tjetër kishte tre vende që thanë JO, dhe kjo mendoj se është e gabuar, dhe këtë ja thash presidentit Makron kur e takova. Isha në Shkup takova student, i takova grupet parlamentare, por mbajta fjalim edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, dhe kuptova që ata e dojnë anëtarësimin” – deklaroi Kryetari i Parlamentit Europian, Dejvid Sasoli.

Artikuj të ngajshëm

Këshilltari i Pacollit: Gjuriq u arrestua si zagar fashist, tani ata ulen në tavolinë me të

shprehja

Kalatë e Kosovës i shpëtuan tërmetit në Shqipëri, nuk pësuan dëmtime

shprehja

Gjuha shqipe sërish mollë sherri në Maqedoninë e Veriut

shprehja